Një humbje më shifra të tilla 6-0, Gjermania nuk e kishte përjetuar që nga viti i largët 1931, në një miqësore kundër Austrisë, ndërsa humbja më e rëndë është ajo kundër Francës 6-3 në Botërorin e vitit 1958. Turpërimi që i shkaktoi Spanja po bën jehonë në mediat gjermane ku sigurisht nën akuzë ka përfunduar trajneri Joachim Low.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pikërisht në momentin më delikat që po kalon Low, ku mediat dhe i gjithë ambienti në gjermani kërkojnë shkarkimin e tij, në krahë të trajnerit ka dalë menaxheri i përgjithshëm i përfaqësuesen, Oliver Bierhioff: “Vazhdojmë të kemi besim tek Joachim Low, nuk ka dyshime mbi këtë pjesë”, u shpreh Bierhoff. Në përfundim të ndeshjes së fundit në fazën e grupeve në Ligën e Kombeve, ka folur dhe Joachim Low: “Nuk funksioni asgjë, nuk kishim forcë për të reaguar, nuk kishim agresivitet, impenjim në duele, asgjë, u shpreh Low.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Diskutimi është ndryshe kur flitet për Spanjën, kjo fitore, në këto shifra, ka bërë që mediat spanjolle të kalojnë me të drejtë në dëlir, një fitore historike që i jep më shumë besim një grupi me elementë të rijnë dhe premtues për të ardhmen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb