Është caktuar për të shtunën seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, ku pritet të jepet edhe masa e sigurisë.

Ish-deputeti, akuzohet si i përfshirë në aferën e incenratorëve dhe akuzohet nga SPAK, për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ai u vetëdorëzaua në polici në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, e konfirmuar kjo nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion.

Sakaq, Bllako bëhet zyrtari i dytë që arrestohet lidhur me këtë aferë, pasi kujtojmë se më herët, në prangat e policisë ka rënë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb