Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka vizituar familjet e prekura nga përmbytjet në Durrës. Blushi ka ngritur shqetësimin për neglizhencën e treguar nga shteti, duke i lënë banorët në mëshirë të fatit.
Gjithashtu Tedi Blushi theksoi se janë vjedhur 46 mln euro dhe hidrovoret nuk kanë qenë në funksion.
“pasuritë janë përmbytur nga uji. Kjo tragjedi ka ndodhur për shkak të një qeverie të korruptuar. I bëj thirrje Edi Ramës, ndërprit pushimet. Shteti duhet të çohet në këmbë. Kriminale ajo që ka ndodhur në Durrës, nuk është fatkeqësi natyrore, por korrupsion. Kanë vjedhur 46 mln euro dhe nuk punojnë as hidrovoret”, tha ai.
