Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj Jusel Mici dhe Mendim Domi, të akuzuar për mashtrim kompjuterik, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme paraqiti kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes me nr. 166 të vitit 2021, dhe pas një procesi të zhvilluar me gjykim të shkurtuar, Gjykata me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, dha vendimin Nr. 42, datë 17.06.2025.

Jusel Mici u shpall fajtor për:

Mashtrim kompjuterik në bashkëpunim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal – 11 vjet burg,

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal – 3 vjet burg,

Pastrimi i produkteve të veprës penale – 7 vjet burg,

Fshehje të ardhurash – 3 muaj burg.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimet u bashkuan në një dënim total prej 12 vjetësh, i reduktuar me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke çuar në një dënim përfundimtar prej 8 vjetësh burg, i cili do të vuhet në burg të sigurisë së lartë.

Mendim Domi u shpall fajtor për:

Mashtrim kompjuterik në bashkëpunim – 10 vjet e 6 muaj burg,

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal – 2 vjet burg,

Pastrimi i produkteve të veprës penale – 7 vjet burg,

Fshehje të ardhurash – 3 muaj burg.

Dënimi total i bashkuar ishte 11 vjet, i reduktuar me 1/3 në 7 vjet e 4 muaj burg, po ashtu për t’u vuajtur në burg të sigurisë së lartë.

Konfiskimi i Pasurive:

Gjykata vendosi konfiskimin e një sërë pasurish, përfshirë apartamente, toka bujqësore dhe llogari bankare në emër të të pandehurve dhe familjarëve të tyre, si dhe sende të sekuestruara gjatë hetimeve. Në total, u sekuestruan edhe:
3. Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat (a)
dhe (ç) të K. Penal, vendoset konfiskimi i pasurive si më poshtë:
• Pasurisë nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 62m², e
llojit apartament, me adresë: rruga ****, pall. ****, k. ****, shk. ****, ap. ****, në emër të shtetasve E.D, Mendim Domi dhe S.D;
• Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. **** Ap. ****, në pronësi të Jusel F. Mici;
• Pasuri nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe A.K.M.
• Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi dhe A.A.J;
• Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;
• Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;
• Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;
•Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;
• Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe A. K. M;
• Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;
• Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are, me adresë: rruga ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe subjektit Euro Aditiv.
• Llogaria personale plus në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh. Domit, në degën ****, me numër ****, në shumën 195,763.24 euro.
• Llogaria personale në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh. Domi në degën ****, me numër ****, e cila ka 417,454.64 lekë.
• Llogaria rrjedhëse në bankën UNION BANK, llogari biznes plus në emër të Mendim Domi person fizik, në degën ****, me numër ****, në shumën 528,719.00 lekë. Duke kthyer pjesen takuese të pasurive te subjektit Euro Aditiv dhe shtetasit A. A. J.
• Konfiskimin e të gjitha sendeve të sekuestruar me procesverbalet e kontrollit në subjektin ”Telex” shpk datë 13.12.2022 dhe me proceverbalin e sekuestrimit te provës materiale datë 03.05.2023.
• Sendet e tjera të sekuestruara mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe mbeten në ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.166/1 viti 2021.
4. Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake, si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve 393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale.
5. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb