Trajneri i ri i Bazelit, Marsel Koler, është i fiksuar pas rregullave dhe rigorozitetit. Një zviceran i vërtetë, atij i pëlqen të respektojë oraret dhe është i përpiktë me rregulloret.

Dhe, këtë gjë e ka provuar edhe sulmuesi i tij, Afimiko Pululu, i cili në grumbullimin me ekipin para nisjes për ndeshjen e kampionatit, u vonua vetëm 1 minutë. Ishte vetë trajneri Koler që dha urdhër që autobusi i ekipit të nisej, e të mos priste askënd tjetër.

Pululu, më pas vendosi të marrë një makinë personale dhe të ndjekë autobusin. Në fund, erdhi falja drejtuar trajnerit, dhe ndjesa u pranua nga ana e trajnerit, edhe pse nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Grasshopers. I pyetur për këtë veprim, trajneri Koler u shpreh: “Kur një ndeshje është caktur të nisë në orën 19:00, arbitri nuk mund të thotë prisni 5 minuta, sepse nuk ka ardhur një lojtar.”
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/u-vonua-1-minute-trajneri-i-jep-denimin-shembullor-sulmuesit-nese-ndeshja-nis-ne-oren-7/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: