Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është realizuar pranim-dorëzimi i funksionit të kryeministrit.

Zoran Zaev ia ka dorëzuar funksionin Dimitar Kovaçevskit, i cili dje u zgjodh kryetar i qeverisë nga deputetët e vendit.

Ditën e sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski do të takohet me ministren gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, ndërsa nesër pritet të zhvillohet takimi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

Qeveria e re e udhëhequr nga Kovaçevski u zgjedh mbrëmjen e të dielës në Kuvend me 62 vota “pro”, 46 “kundër” dhe pa abstenim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb