Duket se drama për familjen Manjani, të cilës mbrëmë iu vra me thikë djali i saj, nuk ka fund. Mes dhimbjes për humbjen e të dashurit të tyre, familja nuk ka mundur që të tërheqë trupin e pajetë të 26-vjeçarit Dritan Manjani i cili u vra para shtëpisë së tij nga 30-vjeçari Dorjan Dema.

Familjarët thonë se shkak është bërë mungesa e mjekut ligjor në spitalin e Bulqizës. Për shkak se në këtë spital mungon mjeku ligjor, është dashur që të vijë një mjek nga Tirana për të kryer autopsinë e trupit të viktimës.

“Prej orës 10 dhe deri tani, nuk ka pasur mjekë.

Tani erdhi nga Tirana mjeku dhe do të bëhet autopsia. Ka mbi 1 vit që nuk ka mjek.”, tha një qytetar për gazetarin e News24 dhe BalkanWeb Enver Doçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb