Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se ka anuluar kartat e gjelbra për dy të afërm të komandantit të vrarë ushtarak iranian, Qasem Soleimani.
Ish-arkitekti i operacioneve të inteligjencës dhe ushtrisë së Iranit jashtë vendit, Soleimani konsiderohej një nga figurat më të fuqishme në Iran para vdekjes së tij në një sulm amerikan në vitin 2020.
Rubio thotë se Hamideh Soleimani Afshar, mbesa e Solemanit, “jetonte në mënyrë luksoze në Shtetet e Bashkuara” ndërsa ishte një “mbështetëse e hapur e regjimit iranian që festonte sulmet ndaj amerikanëve”.
Ai tha se Afshar dhe vajza e saj tani janë në paraburgim të ICE, në pritje të largimit nga SHBA-ja.
“Administrata Trump nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet shtëpia e shtetasve të huaj që mbështesin regjimet terroriste antiamerikane”, u shpreh Rubio.
