TIRANE-Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i RENEA-s, ku mbeti i vdekur personi i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, i dënuar për 2 vrasje dhe akuza të tjera, Petrit Dushi 45 vjeç, banues në fshatin Kaçinar.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se gjatë kontrolleve, Dushit i është gjetur edhe një sasi prej 20 gramësh drogë, e llojit kanabis sativa. Petrit Dushi, ishte në kërkim pasi Gjykata e Mirditës, e ka dënuar me 17 vjet burg, se më datë 4 shtator 1994, ka vrarë me thikë Preng Nikolli. Gjykata e Korçës, e ka dënuar 3 vjet burg dhe 100 mijë lekë gjobë, për falsifikim i njoftimit, pasaportave ose vizave, ndërsa Gjykata e Lezhës, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg”, se më datë 19 tetor 2013, në fshatin Ungrej, Lezhë, ka vrarë me arme zjarri Mark Jaku, më datë 15 shtator 2015, në orën 09:00, në Fushë-Lugje, Mirditë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësit e policisë RENEA.
Petrit Dushi sapo kishte parë se ishte rrethuar nga forcat speciale ka hapur zjarr kundër punonjësve të policisë dhe gjatë shkëmbimit të zjarri ka mbetur i vrarë.
Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe bllokuan një automatik, një krehër 24 copë fishekë, dhe me një fishek në folenë e fishekut, një çantë dy krehra automatiku me 60 fishekë, një pistolete TT, dy krehra me 14 fishekë dhe një fishek ne folenë e fishekut, 7 gëzhoja model 56 dhe një gëzhojë model 54. Gjatë kontrollit në banesë, është gjetur dhe sekuestruar edhe 19.5 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
(d.b/News24/BalkanWeb)
