Detaje të reja janë zbuluar nga rasja e Lulzim Vishës, 48 vjeçarit i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.

Sipas asaj që raportohet nga gazetari Igli Çelmeta, Visha është vrarë 200 metra larg shtëpisë së tij në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.

Mësohet se Visha ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte proceduar penalisht disa herë.

Ai sapo kishte dalë për në punë kur autorët e kanë ndjekur dhe besohet se e kanë qëlluar me 12 plumba. Ngjarja ka ngritur dyshime se vrasësit mund të kenë përdorur një armë me silenciator, pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Hetimet vazhdojnë, me policinë që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb