Kryetarja e Komisionit të Medias, Jorida Tabaku ka deklaruar se në Kuvend do të kërkohet debat në lidhje me sulmin e bërë ndaj News24 në fillim të muajit gusht, nga Policia e Shtetit, ajo Ushtarake dhe kompania e prodhimit të armëve, KAYO.

“Sot kemi 2 rezoluta, AMA dhe RTSH. Dua të ndaj me ju me shqetësim diskutimet për raportin e OSBE dhe ai që do dalë nga BE për mediat. Raporti i ODIHR-it ngriti shqetësime lidhur me median, pavarësinë e saj dhe kushtet e vështira në të cilat punojnë gazetarët. Opozita do të punojë për paketën e medias dhe për forcimin e pavarësisë së saj.

Opozita do të kërkojë që të ketë një debat dhe diskutim për atë që ka ndodhur me News24, një media në gjykimin tonë që është vënë nën presion të hapur nga mazhoranca.

Në këtë komision do të kërkojmë të zhvillohet një dëgjesë jo vetëm për median në tërësi, por edhe në mënyrë të veçantë për rastin e News24, goditjen ndaj saj që cënuan pavarësinë e medias. Sulm i hapur ndaj një media të pavarur ”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb