Partia Demokratike nuk do ta ankimojë Avokatin e Popullit në Gjykatën Kushtetuese. Ka qenë vetë kreu i PD, Sali Berisha, i cili në mbledhjen e Kryesisë deklaroi se PD nuk do të merret me këtë çështje.

“Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë”, tha Berisha.

Diskutimet në Kryesinë e PD

Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, se ka 98% të pushtetit, nuk bën diferencë se shkon 99%. Por të sqarojmë qytetarët, po ata deputetë që firmosën për Shabanin, po me firmën e tyre, tërhoqën me firmë, me nënshkrim firmat e dhëna për Shabanin dhe e bënë ketë brenda afateve ligjore.

Topalli: Jo mor, mos e gëzoftë.

Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb