Trupi i pajetë i alpinistit malazez Çazim Fetahoviç është gjetur në malin Hajla nga alpinisti i njohur malazez Semir Kardović, i cili për dy orë ka kërkuar trupin.

Fetahoviç kishte humbur gjatë ngjitjes, kur, pas kalimit të majës së malit, ra në një shtresë dëbore që ishte formuar nga era e fortë dhe akumuluar nga bora mbi shpatet e pjerrëta.

Kërkimi u bë i pamundur natën dhe të nesërmen për shkak të kushteve shumë të vështira – mjegull e dendur, erë e fortë dhe dëborë e madhe.

Në aksion morën pjesë pjesëtarë të Shërbimit Malor të Shpëtimit nga Kosova, alpinistë të Klubeve të Malorëve të Malit të Zi, Policia Kufitare, si dhe shërbimi i zjarrfikësve dhe emergjencave në Rožajë.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, nuk ishte e mundur të angazhohej një helikopter.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga të dyja shtetet u angazhuan në mënyrë të koordinuar në operacionin ndërkufitar, me qëllim lokalizimin dhe ofrimin e ndihmës ndaj personit të raportuar, por pa mundur ta shpëtonin atë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb