UBA Bank, si Banka më e vjetër private në Shqipëri, vijon të konsolidojë pozitën e saj si një institucion i veçantë financiar. UBA ofron një eksperiencë unike për klientët, duke ndihmuar në krijimin e depozitave dhe kursimeve për të ardhmen e familjeve dhe në zhvillimin e bizneseve.
UBA Bank ofron shërbime dhe produkte bankare të ndërtuara sipas nevojave specifike të klientëve. Ajo mbetet e vetmja bankë në vend që i përshtat produktet sipas besimit fetar të klientëve, një risi unike në tregun bankar shqiptar.
Në pesë vitet e fundit, UBA ka regjistruar një rritje të qëndrueshme si në numrin e klientëve të rinj, ashtu edhe në depozitat e individëve.
Banka ofron depozita afatshkurtra dhe afatgjata me norma fitimi konkurruese, duke përmbushur pritshmëritë e klientëve ekzistues dhe duke tërhequr të rinj.
Përmes një strategjie të qartë zhvillimi, UBA ka depërtuar edhe në komunitete ku shërbimet bankare kanë munguar, duke kontribuar ndjeshëm në përfshirjen financiare dhe duke u bërë pjesë aktive e jetës ekonomike të zonave të ndryshme të vendit.
UBA është gjithashtu në pararojë të automatizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve, me fokus të veçantë te pagesat dhe transfertat, duke garantuar shpejtësi, cilësi dhe kosto të ulët për klientët.
Si pjesë e grupit financiar Eurosig, më i madhi në vend, UBA ka fituar më shumë besim dhe stabilitet në treg.
Një prej avantazheve më të dallueshme që e diferencon nga bankat e tjera është fakti se klientët e saj mund të tërheqin para pa komision në çdo bankomat me logon Mastercard, një lehtësi e madhe që rrallë gjendet në sistemin bankar shqiptar.
(BalkanWeb)
