Në Romë, në ambientet e Colosseut  u mbajt ceremonia e “Udhës së Kryqit” të së Premtes së Madhe për katolikët.

Papa Leoni XIV pritet të mbajë kryqin prej druri gjatë 14 stacioneve të ceremonisë.

Kjo është hera e parë që ndodh në gjashtëdhjetë e një vitet e fundit.

Papa Benedikti dhe Papa Gjon Pali II e kishin mbajtur Kryqin vetëm në stacionin e parë dhe të fundit të ceremonisë, ndërsa Papa Françesku, vitet e fundit, e ndiqte “Via Crucis” nga Vatikani për shkak të problemeve shëndetësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb