Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem përcolli sonte se organizata e tij nuk do të dorëzohet, pavarësisht sa sakrificave që duhet të bëjë.
“Durimi ka kufijtë e vet”, tha Qassem në fjalimin e tij të parë që nga fillimi i luftës me Izraelin. “Hezbollahu dhe rezistenca e tij islamike po i përgjigjen sulmit izraelito-amerikan dhe kjo është e drejta e tij legjitime … . Është zgjedhja jonë t’i përballemi atyre deri në sakrificën e fundit dhe ne nuk do të dorëzohemi”, tha ai në një fjalim të transmetuar nga kanali televiziv i organizatës së tij.
Qassem e quajti Izraelin një “kërcënim ekzistencial” për organizatën e tij, duke pretenduar se sulmet e fundit izraelite ndaj Libanit ishin një “sulm i paramenduar”.
Ai shtoi se Hezbollahu dëshiron që ofensiva izraelito-amerikane të ndalet dhe që forcat izraelite të tërhiqen nga Libani.
