(Reuters) – Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, shprehu dyshime, ditën e sotme, nëse bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara do të çojnë në një marrëveshje, ndërkohë që Teherani po shqyrton një propozim për të mbajtur një raund të pestë negociatash.
“Nuk mendoj se bisedimet bërthamore me SHBA-në do të sjellin rezultate. Nuk e di”, tha Khamenei gjatë një fjalimi në përkujtim të presidentit të ndjerë të Iranit, Ebrahim Raisi.
(Balkanweb)
