Një lider taleban, i cili ka kërcënuar Britaninë me sulme terroriste, po përdor rrjetin social LinkedIn duke tentuar që të rekrutojë terroristë.
Ehsanullah Ehsan, një nga liderët më famëkeq terrorist në botë, ka 69 lidhje në LinkedIn. Ehsan nuk i fsheh “profesionet” e tij në këtë rrjet, ku haptas promovon veten si zëdhënës i TTP Jammat-ul-Ahrar, një grup i talebanëve.
Ai e përshkruan veten si i “vetëpunësuar” dhe thotë se ka qenë zëdhënës që nga janari i vitit 2010.
Ehsan madje shkruan se aftësitë e tij janë “xhihadi dhe gazetaria”. Mes tjerash, ai tregon detaje për
shkollën e tij, historinë e punësimit dhe aftësitë e gjuhës. Ai ka përfshirë edhe fotografinë e tij.
Autoritetet pakistaneze kanë vendosur shpërblim prej 1 milion dollarësh për kokën e tij, pasi Ehsan
mburrej me përgjegjësinë e talebanëve për tentim-vrasjen e Malala Yousafzai, e cila u qëllua në kokë
në vitin 2012 ndërsa po shkonte në shkollë. Malala, sot 17-vjeçe, është lavdëruar për trimërinë e saj dhe ka fituar çmimin Nobel për Paqe. Fakti se Ehsan ka një profil në LinkedIn është fakt turpërues për websajtin. Edhe rrjetet të tjera sociale si Facebook e Twitter janë kritikuar për raste të ngjashme.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: