Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi, dhe udhëheqësi i Ruandës, Paul Kagame, nënshkruan të martën një marrëveshje paqeje në Uashington.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Jemi mbledhur në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara për të nënshkruar një marrëveshje historike që do t’i japë fund njërit prej konflikteve më të gjata në botë. Kjo është një ditë e madhe, një ditë e madhe për Shtetet e Bashkuara, për botën dhe për këto dy vende”, tha Trump.

Dokumenti zyrtarisht titullohet “Marrëveshja e Uashingtonit për Paqe dhe Prosperitet midis Presidentit Felix Tshisekedi të Republikës Demokratike të Kongos dhe Presidentit Paul Kagame të Ruandës”. Dokumenti shpjegon më tej marrëveshjen e nënshkruar nga të dy vendet në qershor të këtij viti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb