Emisioni Investigativ Tak-Fak, u ndal në këtë episod të radhës në Vlorën e bukur, të dashur për të gjithë për bukuritë e saj në çdo stinë, po sidomos në sezonin veror. Po si është të njohësh Vlorën nëpërmjet vetë vlonjatëve?! Shijoni këtë udhëtim “pirateks” në thesaret e Vlorës, parë nga syri i Tak-Fak.
Në fillim Tak-Fak shkon në anije me piratin. Intervista të pazakonta në anije, pasi kishte det dhe kishte lëvizje, por intervista me “piratin” e anijes i veshur si personazhi Jack Sparrow është dëfryese.
Pastaj një intervistë me kapitenin e anijes, me turistë dhe me baristin në Marina Bay. Nuk mund të mungonte jeta e natës dhe intervistat me baristin dhe me DJ, ku gazetare Klaudia kishte hyrë në një pub me DJ, ndërsa Marseli në club me muzikë live.
Po ashtu një intervistë me security. Dhe në fund Marseli që thotë: Klaudjan, kur ta gjeni, thuajini e pres në Tiranë…
(BalkanWeb)
