Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i BE për Zgjerimin, Varhelyi janë pyetur gjatë konferencës për shtyp për lëvizjen gjatë pandemisë dhe kushtet e vendosura.

Rama thotë se për këtë çështje vendos BE, pasi Shqipëria në oborrin e saj ëshët më mirë se BE, por për oborrin e BE vendos vetë ajo.

Varhelyi nga ana tjetër ka siguruar se do të ketë një lehtësim në udhëtime, por kjo varet gjithmonë nga ecuria e pandemisë.

Ai ka kërkuar që çështja e lëvizjes gjatë pandemisë mos shihet si diplomatike apo politike, pasi është vetëm për shëndeti e njeriut.

 

RAMA: I pari duhet të flasë Komisioneri, sepse është BE që e vendos këtë punë. Lëvizin në oborrin e tyre. Në oborrin tonë jemi më mirë se ata, por në oborrin e tyre flasin këta.

VARHELYI: Siç e dini, KE ka bërë një rekomandim, ua ka bërë sepse si kompetencë është e shteteve eanëtare për të vendosur për udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treat, pra për turizmin. Janë vendet anëtarë që duhet të shikojnë se në ç’kushte janë gati për të hequr kufizimet që ekzistojnë.

Sigurisht faktori kyç është ai epidemiologjik në rajon apo vende të tjera. Shikojmë se situata në Ballkanin Perëndimor është përmirësuar, ka dhe marrëveshje dypalëshe për njohje reciproke të certifikatave të COVID-19. Me këtë lloj certifikate ky proces do përshpejtohet dhe ne në BE arrijmë një nivel të lartë vaksinimi, risqet janë më të ulëta.

Sigurisht që ne do të shikojmë atëhere pra dhe një lehtësim në udhëtime. E kemi vuajtur këtë, nuk besoj se është e këndshme për askënd, por varet nga pandemia. Askush nuk duhet ta shohë si çështje diplomatike apo politike. Ka të bëjë me shëndetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb