Një 53-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë maqedonase, pasi u kap me dokumente të falsifikuara.
Arrestimi ndodhi dje në orën 12:00 në pikën kufitare të Dellçevës.

Mediat maqedonase raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.M., i cili udhëtonte me pasaportë të falsifikuar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet një kartë identiteti italiane e falsifikuar dhe një patentë shoferi italian në emër të tij, si dhe një kartë identiteti origjinale e një personi nga Italia.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb