Të enjten do të luhen ndeshjet e radhës në kompeticionet europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League.

Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime shumë të rëndësishme.

Në UEFA Europa League, ndeshjen Lyon – Go Ahead Eagles do ta drejtojë Juxhin Xhaja. Asistentë janë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.

Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert.

Takimi Lyon – Go Ahead Eagles do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00.

Në UEFA Conference League, ndeshjen Breiðablik – Shamrock Rovers do ta drejtojë Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.

Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj.

Ndeshja Breiðablik – Shamrock Rovers do të luhet të enjten në “Laugardalsvöllur”, në Rejkjavik, në orën 18:45.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb