U zhvillua ditën e sotme në Milano mbledhja e Sekretarëve të Përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Në këtë mbledhje vjetore ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjitshëm i FSHF, drejtuesit e federatave u njohën me situatën aktuale të futbollit europian dhe diskutuan mbi bashkëpunimin strategjik me FIFA-n.

Gjithashtu në pikat e rendit të ditës ishte edhe prezantimi i UEFA HatTrick Programme, ku Sekretarët e Përgjithshëm u njohën me planin e përgjithshëm të HatTrick VI dhe synimet për të ardhmen. Në të njëjtën kohë u diskutua në lidhje me kompeticionet e organizuara nga UEFA në aspekte si bashkëpunimi ndërmjet klubeve dhe ekipeve kombëtare, ҫështjet e sigurisë në qytetet pritëse të finaleve, mbrojtjen dhe forcimin e solidaritet në Europë dhe organizimin e një kalendari të centralizuar për futbollin e vajzave.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, pati mundësi të zhvilloj disa takime të rëndësishme me homologë europiane ku i njohu ata me zhvillimet dhe projektet infrastrukturore dhe zhvillimore të ndërmarra nga Federata e Futbollit në vitin e fundit si dhe hapësirat për rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm kryesisht në fushën e edukimit, teknologjisë dhe inovacionit në futboll.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: