Në Barcelonë nuk e kanë pritur mirë këtë eliminim në këtë formë përballë Inter, fundja kjo është e pritshme, por trajneri Hansi Flick ia faturoi një pjesë të këtij dështimi gjyqtarit të takimit, Marciniak:

“Disa vendime të cilat ishin 50-50 shkruan gjithnjë në favor të Interit, kështu shkoi, por nuk dua të flas më shumë. Nuk dua të flas më shumë për arbitrin pasi do të ishte një mungesë respekti edhe ndaj djemve të mi të cilët zhvilluan një ndeshje të mirë. Pa diskutim jam i zhgënjyer, por jo me skuadrën time, dhanë gjithçka dhe jam krenar për ta. Jemi jashtë, por vitin tjetër do të provojmë të bëjmë të lumtur tifozët tanë”, u shpreh Hansi Flick.

Më i ashpër në reagimin e tij ishte Pedri i cili akuzoi drejtpërdrejt gjyqtarin polak: “Nuk është hera e parë që na ndodh me këtë arbitër, UEFA duhet të hetojë për këtë. Në rastin e Mkhitaryan, kur ndërhyri ndaj Yamal, penallti ose jo, duhet të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë, nuk e kuptoj pse”, theksoi Pedri.

I qetë dhe besimplotë u shfaq Araujo: “Jemi me të vërtetë të zhgënjyer. Po zhvillonim një Champions të madh, ishim shumë pranë, por na iku nga duart. Është e trishtë, por futbolli kështu është, në këto ndeshje vendosin detajet. Kjo skuadër ka një mentalitet të jashtëzakonshëm, tani do të synojmë të fitojmë La Liga-n. Pas ndeshje trajneri na tha se duhet të përmirësojmë në mbrojtje, por ne do të rikthehemi sezonin e ardhshëm me objektivin për të fituar Champions League”, u shpreh Araujo.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb