Atë që nuk bëri dot politika ndër vite e dekada, atë që nuk po e arrijnë dot as sot, e bën futbolli, magjia e këtij sporti që po thyen çdo tabu duke bashkuar popuj e kombe. Për herë të parë, flamuri i Kosovës valëvitet në mes të Beogradit, qëndron në këmbë krenar, kjo falë UEFA, FIFA-s, por dhe FSHF-së për lobimin e fortë ndër vite.

Kosova mund të mos njihet nga Serbia si shtet i pavarur, por njihet nga FIFA dhe UEFA, për këtë arsye simbolet e shtetit “dardan” ishin prezent në Beograd, në kongresin e 49-të që UEFA po zhvillon në kryeqytetit e Serbisë. Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, me anë të një video tregon me krenari flamurin e shtetit që përfaqëson i cili ndodhet mes shteteve të tjera, i barabartë në çdo formë. Ky është vetëm hapi i radhës, konfirmimi i radhës i fuqisë së futbollit, i këtij sporti.

“UEFA, flamuri i parë i Kosovës në Beograd. Tabuja thyhet, ne mes të Serbisë valëvitet simboli i dardanëve”, shkruan Panorama Sport, e përditshmja më e madhe sportive në vend, duke i bërë jehonë këtij lajmi të veçantë.

Ppp
Ppp

Kjo ishte një tjetër tabu e fortë që futbolli arrti ta thyejë, ndërsa më herët, Shqipëria dhe Serbia, fituan kandidaturën për të organizuar së bashku “Euro2027” për përfaqësueset U-21.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb