Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen çerekfinale të UEFA Women’s Champions League, Wolfsburg – OL Lyonnes, që do të luhet nesër në stadiumin “VfL Wolfsburg Arena”, në Wolfsburg, në orën 18:45.
Pjesë e trupës së arbitrave për këtë ndeshje shumë të rëndësishme është edhe një tjetër arbitre shqiptare, e përzgjedhur si asistente në këtë sfidë, Mirjeta Salla. Asistentja tjetër është arbitrja angleze Nicoleta Bria.
Arbitrja e katërt është Iuliana Demetrescu, ndërsa në VAR është përzgjedhur arbitrja Michèle Schmölze dhe në rolin e AVAR, Luca Cibelli.
