Një protestues ka humbur ndjenjat, pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Situata ka ndodhur pas tensioneve dhe përplasjes mes protestuesve dhe forcave policore, pasi këto të fundit krijuan një gardh në rrugë për të ndaluar protestuesit të mbërrijnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Gazi lotsjellës ka krijuar probleme për protestuesit, punonjësit e mediave ku edhe vetë kreu i PD Sali Berisha ka vendosur maskë kundra gaz për t’u mbrojtur nga efektet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb