DIBER

Ujërat e zeza të dala në sipërfaqe në rrugën kryesore pranë Spitalit Rajonal të Dibrës dhe Drejtorisë së Higjienës përbëjnë shqetësim për qytetarët dibranë. Të shqetësuar ata shprehen se me rritjen e temperaturave rreziku për përhapjen e infeksioneve të ndryshme është tejet i lartë, duke theksuar se prej muajsh nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse në Peshkopi edhe pse shqetësimi i tyre u është përcjellë disa herë.

Shkak për vërshimin e ujërave të zeza në rrugët e Peshkopisë është bërë dëmtimi i rrjetit të kanalizimeve nga firma ndërtuese, e cila po merret me punimet për rehabilitimin e rrugës. Qytetarët i drejtojnë apel institucioneve vendore të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e kësaj problematike, që dita ditës rëndohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb