Copa akulli dhe gurë të mbuluar me borë mund të shihen në bazën e Ujëvarës së Niagarës pas një stuhie të madhe dimërore që përfshiu SHBA-në dhe Kanadanë.
Temperaturat në rënie gjatë periudhës së Krishtlindjeve i shndërruan ujëvarat në një pamje dimërore për të mos u harruar.

Stuhia shkaktoi probleme të madhe në të gjithë Amerikën e Veriut dhe la të vdekur 34 njerëz në shtetin e Nju Jorkut.

Shumë nga vdekjet ishin në qytetin e Buffalo, në jug të ujëvarës.

Stuhia solli mbi (1.2m) borë në qytet, duke shkaktuar probleme të mëdha në trafik dhe duke lënë shumë familje pa energji elektrike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kaskadat e ujit mund të shihen ende të ngrira poshtë ujëvarave, të vendosura në kufirin SHBA-Kanada, pavarësisht nga zonat e ngrira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: