Kryeministri Edi Rama thumboi kryebashkiakun e Selenicës Nertil Bellaj, i cili ka kundërshtuar hapur propozimin e mazhorancës socialiste për shkrirjen e bashkisë që drejton. Gjatë fjalës së tij, në edicionin e katërt të “Vajza Fest”, Rama tha me ironi se kryebashkiaku ka çuar ujin e kripur të detit në malet e Labërisë.

Kryebashkiaku Nertil Bellaj u shpreh i rezervuar sa i takon qëndrimit të tij për mosshkrirjen e Bashkisë së Selenicës, megjithatë përmendi historinë e lavdishme të Labërisë dhe nevojën për të trashëguar atë çfarë lanë të parët, një mënyrë e tërthortë kjo për çfarë ka deklaruar më herët.

Në festën e fshatit Vajzë mori pjesë edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, për të cilin Rama tha se nuk mund t’ia refuzonte ftesën për pjesëmarrje, ndryshe nga 3 vitet e tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: