Statistikat zyrtare të ndeshjes Novara-Piza thonë se sulmuesi Masuçi ishte ai që siguroi barazimin 1-1 në minutat shtesë të ndeshjes për Pizën e shqiptarëve. Por tifozët dhe të gjithë ekspertët janë të bindur se në të vërtetë golin e barazimit e shënoi portieri Samir Ujkani.
manaj-duart-ne-koke-470x326
Nëse Çani, i graduar kapiten në këtë ndeshje nga Gatuzo, si dhe Manaj, nuk kishin saktësinë për të dërguar topin në rrjetë, Ujkani u tregoi më së miri se cilat duhet të jenë instinktet para portës kundërshtare.

Në minutën e 4 shtesë të ndeshjes, me rezultatin 1-0 për Novarën, në zhvillimin e një goditjeje nga këndi, portieri shqiptar doli në sulm, duke kërkuar edhe ai të jepte kontributin në këto momente të sfidës.
ujkani-470x318

ujkani-gol-2-470x329
Ujkani rezultoi vendimtar, pasi pikërisht gjuajtja e tij me kokë mposhti portierin kundërshtar Da Kosta, ndërsa Masuçi preku topin pak centimetra para se të kalonte vijën fatale të portës, duke i “vjedhur” autorësinë e golit.
ujkani-postime (1)
Por tifozët janë të bindur se ai gol i përkiste plotësisht Ujkanit dhe këtë e kanë shprehur më së miri në rrjetet sociale me postimet e tyre.

Në faqen e Ujkanit në Facebook janë me dhjetëra postime falënderimesh të mbështetësve të Pizës, të cilët e quajnë tashmë “portieri me nuhatjen e golit”. (Panorama Sport)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: