Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sibiha, akuzoi Hungarinë për “marrjen peng” të shtatë shtetasve ukrainas, duke pretenduar se autoritetet hungareze arrestuan punonjës të Oschadbank në Budapest, ndërsa ata ishin në rrugë midis Austrisë dhe Ukrainës duke transportuar para të gatshme.
Në një postim në platformën X, kreu i diplomacisë ukrainase pretendoi se autoritetet hungareze po mbajnë shtatë shtetas ukrainas.
“Në Budapest, autoritetet hungareze morën peng shtatë qytetarë ukrainas. Arsyet janë ende të panjohura, si dhe gjendja e tyre aktuale shëndetësore”, tha Andriy Sibiha.
Sipas Ministrit të Jashtëm ukrainas, të arrestuarit janë punonjës të bankës shtetërore Oschadbank.
Punonjësit udhëtonin në dy automjete bankare nga Austria në Ukrainë, duke transportuar para të gatshme.
Andriy Sibikha bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të shtatë ukrainasve, duke argumentuar se deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim për arrestimin e tyre.
Ai gjithashtu vuri në dukje se ende nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore apo kushtet e ndalimit të qytetarëve.
