Autoritetet ukrainase njoftuan arrestimin e një babai dhe djalit kinez, të cilët dyshohen për përfshirje në një rrjet spiunazhi që synonte vjedhjen e informacionit sekret mbi raketat “Neptun”, të cilat janë një pjesë kyçe e mbrojtjes së Ukrainës kundër agresionit rus.

Babai, i cili jetonte në Kinë, kishte ardhur në Ukrainë për të ndihmuar dhe koordinuar aktivitetet e djalit të tij, një ish-student që kishte marrë dokumentacion teknik të ndjeshëm. Kjo është hera e parë që shtetas kinezë kapen për spiunazh që nga fillimi i konfliktit në 2022.

Kina reagoi me kujdes, duke deklaruar se po verifikon informacionet dhe do të mbrojë të drejtat ligjore të shtetasve të saj. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të akuzojë Pekinin për mbështetje të fshehtë ndaj Rusisë në këtë konflikt.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: