Autoritetet në Ukrainë kanë publikuar të dhënat më të fundit të luftës. Kievi pretendon se deri më tani kanë vrarë 20.300 ushtarë rusë, ndërsa kanë shkatërruar 2002 mjete të blinduara, 146 helikopterë dhe 773 tanke.

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se janë vrarë 1351 ushtarë, në operacionin special, siç e quajnë ata pushtimin e vendit fqinj. Vlen të përmendet se nuk ka dhe ecuri në diskutimet për paqen. Delegacionet e të dyja palëve kanë konfirmuar se bisedimet vazhdojnë, por pa rezultat.

Moska ka bërë të qartë tre kërkesat e saj. E para ka të bëjë me ndryshimet në Kushtetutën ukrainase, ku kërkohet që vendi i drejtuar nga Zelensky të shpallë statusin e neutralitetit, në një model të ngjashëm me Suedinë dhe Austrinë.

Po ashtu, ata kërkojnë njohjen e Krimesë si territor rus dhe njohjen si të pavarura të dy rajoneve, Dontesk dhe Luhansk.

Burimi: Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb