Ukraina, partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara po diskutojnë aktualisht tre dokumente si pjesë të planit të paqes.

“Ekziston një dokument kornizë me 20 pika – pikat ndryshojnë vazhdimisht në përputhje me interesat e Ukrainës, Evropës dhe botës. Dokumenti i dytë ka të bëjë me garancitë e sigurisë, i treti ka të bëjë me rindërtimin e Ukrainës pas luftës”, tha Zelensky.

Sipas tij, puna në plan është duke vazhduar dhe me shumë mundësi do të përfundojë sot.

Zelensky përsëriti se Ukraina nuk është gati për lëshime territoriale. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë ende gati ta shohin Ukrainën në NATO, por negociatat janë duke vazhduar për të ofruar garanci të qëndrueshme sigurie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb