Ukraina ka goditur me sukses deri tani këtë vit 160 objekte ruse të naftës dhe energjisë, deklaroi sot kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).
Vasyl Malyuk shtoi për gazetarët se sulmet do të vazhdojnë dhe sqaroi se qëllimi është të reduktohet aftësia e Rusisë për të financuar luftën e saj në Ukrainë.
Kreu i SBU-së theksoi gjithashtu se Ukraina ka shkatërruar një nga raketat ruse me mesatare distancë Oresnik gjatë një operacioni të veçantë verën e vitit 2023.
Ky operacion, sipas Malyuk, u realizua në bashkëpunim nga SBU, Shërbimi Ushtarak i Inteligjencës GUR dhe Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme, dhe u përshkrua si “100% i suksesshëm”.
