Këshilltari i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podolyak, ka kërkuar negociata të veçantë në lidhje me situatën e krijuar në Mariupol.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka sugjeruar që Moska të mendojë për reputacionin e saj në botë, duke i kërkuar të vendoset një armëpushim për festën e Pashkës në Mariuplo, krijimin e korridoreve humanitare për civilët dhe një raund të veçantë negociatash për qytetin i cili konsiderohet edhe si më i godituri në Ukrainaë që nga nisja e sulmeve ruse.
“Pashkë 2022. Por tani Federata Ruse po sulmon uzinën e çelikut Azovstal në Mariupol pa u ndalur. Vendi ku ndodhen civilët dhe ushtarët tanë është i mbuluar me bomba të rënda ajrore, zjarr artilerie dhe përqendrim intensiv të forcave dhe pajisjeve për sulm. Kush e dha urdhrin?
I sugjeroj Federatës Ruse të mendojë për mbetjet e reputacionit. Kjo kërkon vetëm tre hapa.
1. Shpallni një armëpushim të vërtetë të Pashkëve mbi Mariupol.
2. Siguroni menjëherë një korridor evakuimi për civilët.
3. Bini dakord për një “raund të posaçëm negociatash” në mënyrë që të mund të marrim / shkëmbejmë ushtarë”, ka shkruar ai.
