Ukraina ka marrë 500 milionë euro (rreth 512 milionë dollarë amerikanë) si këstin e parë të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian (BE), tha të hënën kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

“Ne i jemi mirënjohës Bashkimit Evropian për një kontribut të tillë. Është një investim i rëndësishëm në stabilitetin tonë të përbashkët ekonomik dhe financiar dhe të ardhmen e sigurt”, ka shkruar Shmyhal në Telegram.

Ai tha se vendi i tij do të marrë një tjetër këst ndihme në vlerë prej 500 milionë euro të martën.

Muajin e kaluar, ministrat e financave të vendeve anëtare të BE-së miratuan ndihmë në vlerë prej 1 miliard euro (rreth 1.02 miliardë dollarë) për Ukrainën për të ndihmuar vendin të ruajë stabilitetin financiar në mes të konfliktit me Rusinë.

Fondet do të ndihmojnë Ukrainën të mbulojë nevojat e saj prioritare buxhetore, tha Shmyhal.

Në maj, Komisioni Evropian propozoi të ndahen 9 miliardë euro (rreth 9.2 miliardë dollarë) në ndihmë për Ukrainën këtë vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb