Polonia mund të jetë e gatshme t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë F-16 për të ndihmuar betejën e saj kundër Rusisë, ka sugjeruar këshilltari më i lartë i presidentit ukrainas.

Ukraina ka rritur lobimin e saj për avionët luftarakë në ditët e fundit, pasi Gjermania dhe SHBA ranë dakord të dërgonin tanke në vijën e frontit.

“Puna për marrjen e avionëve luftarakë po F-16 vazhdon”, tha Andriy Yermak në një postim në Telegram, teksa shtoi:  Ne kemi sinjale pozitive nga Polonia, e cila është e gatshme t’i përcjellë tek ne në koordinim me NATO-n.

Megjithatë, kryeministri i Polonisë ka theksuar se çdo vendim për dërgimin e avionëve luftarakë do të vinte në “koordinim të plotë” me aleatët e NATO-s të vendit të tij, sipas The Guardian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: