Dronët ukrainasë kanë goditur me sukses depot e municioneve në zonën e kontrolluar nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut, raportoi Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SSU).
Sulmi ndodhi të mërkurën në mbrëmje pranë qytetit Khartsyzk, duke shkaktuar zjarr dhe shpërthimin e municionit të ruajtur, tha SSU në një deklaratë.
Sipas deklaratës, Khartsyzk shërben si një qendër strategjike për forcat ruse, ku strehohen poste komande, qendra logjistike dhe depo municionesh.
SSU shtoi se po vazhdojnë përpjekjet për të ndërprerë funksionimin e bazave të prapavijës së ushtrisë ruse .
