Ukraina ka realizuar sot një nga sulmet në të mëdha me dronë brenda Rusisë, duke goditur kështu infrastrukturën e industrisë së naftës dhe gazit.

Një tjetër dron ukrainas raportohet se goditi rafinerinë tashmë të djegur ruse të naftës në Tuapse. Ukraina përdori më shumë se 40 dronë për të goditur objektivat në dhe pranë Novorossiysk.

SHBA-ja i ka kërkuar shtetit ukrainas të mos sulmojë infrastrukturën kritike brenda territorit rus. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: