Forcat e armatosura ruse njoftuan në orët e para të mëngjesit se njësitë e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 148 dronë ukrainas brenda një harku kohor prej vetëm tre orësh, në një valë të re sulmesh ajrore.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, dronët u kapën dhe u shkatërruan në rajonet qendrore dhe jugore të vendit nga ora 20:00 deri në 23:00 (ora lokale).

Ndërkohë, autoritetet bënë të ditur se ekipet e emergjencës po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike për rreth gjysmë milioni familje, të cilat mbetën pa furnizim si pasojë e sulmeve mbi infrastrukturën energjetike.

Në rajonin kufitar të Belgorod, një dron vrau një vullnetar të mbrojtjes civile, ndërsa zona vijon të jetë shpesh në shënjestër të sulmeve nga Ukraina.

Sulme të tjera u raportuan edhe në Novorossiysk, një port strategjik në Detin e Zi, ku sipas kryebashkiakut Andriy Kravchenko, mbeturina nga dronët ranë mbi ndërtesa banimi dhe shtëpi, duke shkaktuar viktima, pa u saktësuar numri i tyre.

Në Sevastopol, guvernatori Mikhail Razvozhayev raportoi katër sulme ajrore nga dronë, ndërsa shtatë prej tyre u rrëzuan në valën më të fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb