Dëshmi të reja rrëqethëse kanë ardhur nga qytetarët e Mariupolit në lidhje me krimet ruse në këtë qytet.

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se mijëra banorë të qytetit port i cili u bë i njohur në të gjithë botën për intensitetin dhe brutalitetin e sulmeve nga trupat ruse, janë detyruar të kalojnë një proces të quajtur filtrim teksa përpiqen të largohen nga qyteti.

Zyrtarët janë shprehur se një proces i tillë është poshtëruese për shumicën pasi përfshihet edhe zhveshja e civilëve, ndërsa për disa procesi përfshin edhe përdorimin e dhunës.

Në dëshmitë e zbardhura nga BBC, bëhet me dije se civilët përballen me një proces marrjeje në pyetje të ashpër, çka mesa duket është një përpjekje e forcave pushtuese për të krijuar ndonjë lidhje të mundshme me ushtrinë, forcat e rendit dhe madje edhe pushtetin vendor. Në shënjestër janë veçanërisht burrat në moshë për të luftuar.

Andriy, një oficer marketingu 28-vjeçar, ka dëshmuar se ishte rrahur nga anëtarët e shërbimit rus të sigurisë, FSB, pasi ata gjetën një postim që ai kishte shpërndarë në Instagram të një fjalimi që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbajti në fillimi i luftës.

Në një moment, pas një goditjeje në stomak, ai ndjeu sikur do t’i binte të fikët, por arriti të ulet në një karrige.

“Unë pyesja veten se çfarë do të ishte më mirë: të humbas vetëdijen dhe të rrëzohesha ose të vazhdoja të durojë dhimbjen”, është shprehur ai.

Pas një marrjeje të tillë në pyetje Andriy është liruar, por është detyruar që së bashku me familjen të shkonte në Rusi.

“Unë madje jam përpjekur që të justifikoj disi gjithë atë proces dhe të gjej arsye për të thënë që është e logjikshme. Por nuk gjej. Nuk ka logjikë”, deklaroi 28-vjeçari.

Ndërkohë, Yuriy Belousov, i cili drejton Departamentin e Luftës në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ukrainas, është shprehur se ekipi i tij ka marrë raportime të cilat dëshmojnë për tortura dhe madje edhe vrasje gjatë procesit të filtrimit.

“Duket se është një politikë ruse e cila ishte projektuar paraprakisht dhe e përgatitur mjaft mirë. Padyshim që nuk është vetëm një rast i vetëm ose diçka që po kryhet i bërë nga një ushtarak vendas”, tha Belousov.

Ai pranon se është e vështirë të verifikohen pretendimet e bëra nga civilët, ose të vlerësohet shkalla e dhunës.

Autoritetet ukrainase nuk janë në gjendje të kryejnë hetime në territoret e pushtuara dhe shumica e viktimave ngurrojnë të ndajnë historitë e tyre, të shqetësuara se të afërmit në Mariupol mund të jenë në shënjestër nëse zbulohet identiteti i tyre.
Por disa banorë kanë ndarë me mua përvojat e tyre të tmerrshme gjatë largimit nga qyteti. Një prej tyre është Maksym, një punëtor çeliku 48-vjeçar.

Ai thotë se u rrah gjatë një marrjeje në pyetje nga oficerët rusë, gjë që e la me katër brinjë të thyera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb