Një burrë ukrainas ka gjurmuar forcave ushtarake të Vladimir Putin përmes një palë kufje me valë, të cilat trupat ruse ia vodhën në shtëpinë e tij.

Apple AirPods të Vitaliy Semenets u grabitën nga shtëpia e tij në Hostomel, afër Kievit, menjëherë pas fillimit të luftës ndërsa Rusia u përpoq të merrte kryeqytetin ukrainas.

Që atëherë ai ka përdorur “Find My”, një opsion për gjurmimin e vendndodhjes së të gjitha aksesorëve në rastin konkret të Apple, për të kuptuar vendndodhjen e trupave.

Javën e kaluar AirPods, kishin arritur në Belgorod, një qytet në Rusi ku Putin po grumbullon trupa për një sulm në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Aplikacioni “Find My” i Apple mund të gjurmojë pajisjet përmes Bluetooth ose nëse ato lidhen me internetin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: