UKRAINE – Një rreshter ukrainase ka ngrirë për vdekje në pyll nga i ftohti në Ukrainë. Ai ka pritur gjatë dhe i sigurt, që herët a vonë do të mbërrinin, por asnjë nuk u paraqit.

Kështu ka ndërruar jetë i ngrirë një ushtarak, pasi kolegët e tij kanë harruar ta zëvendësojnë në vendrojën, që ndodhej në një pyll. Trupi i tij i pajetë u gjend më 4 dhjetor nga njësitë separatiste ushtarake të Luganskut.

Ai e pa që zëvendësuesi i tij nuk po dukej, por nuk e braktisi vendin e punë, ku ka mbetur i ngrirë. Rreshteri u identifikua si D. Mischishin. Lajmi është konfirmuar edhe nga majori Andrej Marochko, siç raportojnë disa media. Djaloshi i ndjerë ka ndërruar jetë për shkak të hipotermisë.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb