Valentina Veretska, ukrainsja që së bashku me të bijën u larguan nga qyteti Mikolayev, fitoi maratonën e Jeruzalemit, ku morën pjesë 25 000 atletë, 11 000 prej të cilëve nga jashtë.

Veretska, e cila la bashkëshortin në Ukrainë për të luftuar kundër trupave ruse, e përfundoi maratonën për 2 orë, 45 minuta dhe 54 sekonda.

Pas mbërritjes ajo u pa me dy flamurë, atë izraelit dhe ukrainas.

“E dija që më duhej të jepja gjithçka, që zëri im të dëgjohej. Këtë fitore ia kushtoj popullit tim”, tha ajo.

”Bashkë me të morën pjesë edhe 40 refugjatë dhe emigrantë ukrainas”, tha një zëdhënës i bashkisë së Jerzalemit.

Kryebashkiaku i Jerusalemit, Moshe Luani mirëpriti mundësinë që qyteti të mund të priste një ditë negociatat e paqes mes rusëve dhe ukrainasve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb