Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të ndjeshme të infektimeve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet e shëndetësisë bëjnë me dije se vetëm 299 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë numri ii viktimave ka pësuar një rritje rekord ku vetëm në 24 orë janë shënuar 32 viktima duke e çuar numrin e viktimave në total në 5901 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve aktive është 14077.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: