KUKES- Rajoni i Kukësit u përfshi këtë të enjte nga reshje shiu dhe stuhi ere, ndërsa në lartësitë mbi 600 metra pati reshje dëbore. Reshjet sollën edhe rënie të temperaturave. Në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit u krijuan vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Trashësia e borës arrit në 7 cm lartësi, ndërsa menjëherë kompania që mirëmban këtë aks ndërhyri me 5 mjete borëpastruese për mirëmbjatjen e rrugës.

Aktualisht ky segment është i qarkullueshëm pa zinxhirë në të dyja anët e autostradës. Shtabi i emergjencave në bashkinë e Kukësit në raportin e fundit thekson se nuk është raportuar problematikë në zonat e thella malore pas rikthimi të reshjeve apo stuhisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: