Fshatrat e Bulqizës janë përfshirë nga reshjet e dëborës mbrëmjen e kaluar.
Trashësia e bardhësisë ka arritur deri në 10 centimetra, por pa krijuar probleme me qarkullimin e automjeteve.
Reshjet e borës në këtë periudhë janë problematike për bujqësinë në një kohë kur shumë pemë frutore kanë çelur. Reshjet e borës gjithashtu kanë përfshirë edhe fshatrat e Dibrës.
Në Lurë trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 centimetra, ndërsa edhe atje nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve.
